Sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein, Inter Miami është “gjithnjë e më i sigurtë” se do të arrihet marrëveshja për të nënshkruar me Lionel Messin në verën e 2023, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Skuadra e MLS dëshiron të mbyllë nënshkrimin në muajt e ardhshëm dhe “pret ta përfundojnë plotësisht” atë pasi të rifillojnë bisedimet pas Kupës së Botës.
PSG do të tentojë të rinovojë kontratën e 35-vjeçarit, ndërsa Barcelona do të përpiqet të rikthejë legjendën e tyre në Camp Nou. /FolDrejt/