Duke folur për El Chringuito TV, gazetari Jose Alvarez konfirmoi se skuadra e David Beckham, Inter Miami, ka filluar negociatat me përfaqësuesit e Lionel Messit për të nënshkruar me të vitin e ardhshëm. shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të sezonit, me shanse të mëdha që argjentinasi të largohet nga Parisi. Raportet e hershme sugjeruan se nëse ai fiton Kupën e Botës me Argjentinën, ka shumë gjasa që ai të bashkohet me Inter Miami në MLS. /FolDrejt/