Inter Miami ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit veteran Jordi Alba si një transferim i lirë nga Barcelona, shkruan 90 min, transmeton Fol Drejt.
Mbrojtësi është ish-lojtari i fundit i Barcelonës që ka kaluar në Miami, duke u bashkuar me Lionel Messin dhe Sergio Busquets si dhe me trajnerin Gerardo ‘Tata’ Martino.
Alba bashkohet me një kontratë që zgjat deri në sezonin 2024 MLS me një opsion për sezonin 2025.
Ai bëri mbi 450 paraqitje për gjigantët katalanas në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola në proces ndërsa grumbulloi trofe të panumërt pasi u bashkua nga Valencia në qershor 2012. Alba ka gjithashtu përvojë me kombëtaren e Spanjës, duke bërë 93 paraqitje për vendin e tij.
“Jordi është një lojtar i kompletuar, dinamik dhe me përvojë, të cilin ne [jemi të entuziazmuar ta fitojmë për të vazhduar të forcojmë skuadrën tonë”, tha drejtori sportiv dhe menaxheri i përgjithshëm i Miami, Chris Henderson.
“Ai ka dëshmuar për më shumë se një dekadë se është një nga mbrojtësit më të mirë në sport për shkak të qëndrueshmërisë së tij mbrojtëse dhe kapacitetit për të kontribuar në sulm. Ne e dimë se ai do të ndihmojë Inter Miamin të arrijë objektivat e klubit këtë sezon dhe më gjerë.”, shtoi tutje.