Inter Milan ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, Benjamin Pavard, raporton Sky Sports.
Mbrojtësi i krahut, i cili ishte i lidhur me një kalim te Manchester United në fillim të dritares , udhëtoi për në Itali të mërkurën pasi Bayern Munich i dha lejen për t’iu bashkuar Interit.
Bayern do të marrë 30 milionë euro (25,7 milionë £) + 3 milionë euro (2,5 milionë £) si shtesë për francezin.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2028.