Me Dries Mertens të vendosur për të zgjatur kontratën e tij me Napolin, Interi po shqyrton mundësi të tjera për të forcuar sulmin e Antonio Conte. Nerazzurret ka të ngjarë të intensifikojë interesin për Edinson Cavanin, ndërsa ish sulmuesi i Napolit ka një pagë shumë të lartë.
Inter kishte kontaktuar tashmë përfaqësuesit e tij, por vendimi i Mertens që të qëndroj në Napoli, Cavani behët shënjestra kryesore për klubin nga Milano.
Sidoqoftë interesi për Cavanin, ka të ngjarë të jetë e lidhur edhe me Lautaro Martinez. Negociatat me Barcelonën për sulmuesin argjentinas kanë patur ulje e ngritje dhe ka ende distancë në ofertën e blaugraneve dhe kërkesat e Interit.
Barcelona nuk dëshiron të paguajë të gjithë klauzolën prej 111 € dhe do të dëshirojë të përfshijë disa lojtarë, për momentin Junior Firpo është më shumë përparësi për Interin sesa Semedo.//FolDrejt