Interi po planifikon një lëvizje verore për një tjetër sulmues të Chelseat. Pierre-Emerick Aubameyang është jashtë favorit në Stamford Bridge dhe dëshiron të ndryshojë ekip.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i hapur për nënshkrimin e ndërkombëtarit gabon.
Romelu Lukaku, një tjetër i huazuar nga Chelsea, nuk ka arritur të bëjë përshtypje këtë sezon dhe Interi po shikon opsione të tjera./FolDrejt/