Iyas Shaheen nga Queensland në Australi, ka marr një vendim të çuditshëm: të punësojë njerëz të infektuar me COVID-19, në restorantin e tij, transmeton Fol Drejt.
Shaheen kërkon që autoritetet të lejojnë që njerëzit që janë infektuar me virus por nuk kanë simptoma të punojnë.
Ai ka deklaruar se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit, shkaku i Covid-19.
“Nëse do të ecim përpara dhe do ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër. Nëse keni virusin dhe nuk jeni sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ,” tha ai.
“Virusi është kudo tani – nëse rezultoni pozitiv, nuk ka asgjë të keqe me ju, duhet të jeni në gjendje të shkoni në punë.” ka argumentuar ai./FolDrejt/