Qeveria e Kosovës ka njoftuar të shtunën se shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova, kanë tërhequr vëmendjen e mijëra qytetarëve.
Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata transmeton Fol Drejt.
Qeveria ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë projektet me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar kështu shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”, thuhet në njoftimin për media. /FolDrejt/