Italia prej vitesh është kthyer në një tokë të bekuar për Shqipërinë, në çdo aspekt, ndërsa së fundmi është kthyer në burimin kryesorë që furnizon ekipet përfaqësuese me lojtarë.
Vetëm në listën e fundit të publikuar nga Edi Reja, 10 nga 26 lojtarë vinin nga Italia. Ky numër mund të rritet edhe më shumë, pasi të shumë janë talentet që po vijnë nga akademitë drejt ekipeve të para, jo vetëm kaq, por një gjigand si Armando Broja po tërheq gjithnjë e më shumë interesimin e klubeve të mëdha në Serie A.
Pas Milan, tani edhe Napoli sheh tek Armando Broja sulmuesin ideal, zëvendësuesin ideal për Ozimhen.
Sulmuesi nigerian po zhvillon një sezon fantastik dhe blutë i druhen shumë faktit që në fund të këtij sezoni, Osimhen mund të largohet, për këtë arsye i kanë vendosur dhe një çmim, 100 milionë euro.
Napoli ka nisur punën për të gjetur një pasues dhe për momentin në listën e dëshirave janë dy emra, Skamaka dhe Armando Broja.
Për Skamakan konkurrenca është shumë e fortë pasi e kërkojnë edhe ekipe si Juve e Inter, për këtë arsye Broja po merr më shumë kuota.
Sipas Alferdo Pedula, gazetari i famshëm Italian, ka pasur një takim ndërmjet drejtuesve të Napolit dhe përfaqësueseve të Çelsit, me napolitanët që kanë kërkuar informacione të detajuara për sulmuesin kuqezi.
Broja është në pronësi të Çelsit, ka një kontratë deri në 2026, ndërsa po zhvillon një super sezon te Sauthempton, skuadër ku është në huazim.
Broja, sipas Pedula, vlerëson me një shumë mbi 30 milionë euro, por në rast të shitje të Ozimhen kjo shumë nuk do të ishte një problem për Napoli që sheh te Broja sulmuesin e së ardhmes.
Në këtë tratative, një rol përcaktues mund të ketë edhe trajnerin Edi Reja i cili ka lidhje shumë të ngushta me qytetin e Napolit, me klubin dhe mbi të gjitha me presidentin De Laurentis./FolDrejt/