Në ditën e parë, rendi i nxënësve të interesuar për t’u regjistruar në gjimnazin e shkencave shoqërore në kryeqytet, “Ahmet Gashi” ishte i gjatë.
Edhe të martën, që ishte dita e dytë, pati të interesuar për të dorëzuar dokumentet në këtë gjimnaz.
Numër të madh të të interesuarve pati edhe për gjimnazet tjera në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Por jo edhe në shkollat profesionale. Në shkollat e bujqësisë dhe të hotelerisë e turizmit deri tani kanë aplikuar vetëm 30 nxënës. E në “Shtjefën Gjeçovi” që është shkollë e kompetencës, i dorëzuan dokumentet 200 aplikues.
Drejtoria e Arsimit pas përfundimit të konkursit, i cili zgjatë tre ditë, do të dalë më shifrat zyrtare të të pranuarve në shkollat e mesme në Komunën e Prishtinës./klankosova.tv/