Rreth 120 civilë që jetojnë pranë fabrikës së çelikut Azovstal, në portin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, janë larguar nga korridoret humanitare, njoftoi dje agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar televizionin shtetëror rus.
Interfax thekson se korrespondenti i televizionit citoi administratën e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Nga ana tjetër, sipas agjencisë britanike, Rusia pretendon se asnjë luftëtar ukrainas këtë pasdite nuk e ka pranuar ultimatumin rus për të dorëzuar armët dhe për t’u larguar nga fabrika në këmbim të premtimit se do t’u kursehej jeta.