Interi nuk ka arritur t’i rrëmbejë pikët e fitores në ndeshjen ndaj Benficas, duke përfunduar lojën vetëm me barazim.
Rezultati 3-3 bëri që të dy ekipet t’i ndajnë pikët, ndërkaq Interi megjithatë ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale.
Tani, Interi do t’i presë në gjysmëfinale rivalët e përjetshëm të qytetit, Milan.
Në ndeshjen e sotme Barella zhblloki sfidën në minutën e 14′, ndërsa Benfica barazoi në 37′ me Aursnes 38′. Në pjesën e dytë, Interi shënoi dhe dy gola të tjerë me Martinez 67′ dhe Correa 78′, ndërsa Antonio Silva 86′ shënoi për portugezët. Por kur u mendua se fitoja po shkonte për vendasit, miqtë shënuan me Musa 90+5./FolDrejt/