Sipas Todo Fichajes, Inter Milan ka prioritet nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kanté verën e ardhshme, transmeton Fol Drejt.
Kontrata e Kanté me Chelsean skadon në fund të sezonit, me raportet që sugjerojnë se mesfushori francez nuk do të rinovojë me Blues.
Interi po kërkon të përforcojë mesfushën e tyre, veçanërisht me mundësinë e largimit të Marcelo Brozović verën e ardhshme./FolDrejt/