Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 3-3 ndaj Sassuolos në “San Siron” e boshatisur. Një shpërqendrim i mbrojtjes në minutën e katërt i dha mundësinë Caputos të kalonte në epërsi skuadrën e mike. Në fund të pjesës së parë barazoi Romelu Lukaku me 11-metërsh, ndërsa në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Biraghi realizoi të dytin për ekipin e Contes.
Në pjesën e dytë, Ashley Young ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë ndaj kundërshtarit, me kryesorin Davide Massa që nuk hezitoi të vërshëllente për 11-metërsh. Nga pika e bardhë barazoi Berardi, por pak minuta më vonë Borja Valeri i dha avantazhin për herë të dytë Interit.
Nuk ishte e thënë që zikaltrit të festonin në këtë mbrëmje, pasi Magnani shtyu me lehtësi drejt rrjetës një top, pasi iu vodh mbrojtjes së Interit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Ky barazim mund të nxjerrë jashtë loje Interin në garën për titull.