Mediat italiane shkruajnë se Interi nuk do të negociojë me Chelsean për të mbajtur në radhët e tyre sulmuesin Romelu Lukaku dhe kanë nisur të kërkojnë zëvendësuesin e tij, përcjell Fol Drejt.
Rikthimi i Lukakut në Inter nuk shkoi sipas planit, duke shënuar vetëm tre gola në 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, dy prej të cilave nga penalltitë.
Interi këtë sezon ka shënuar vetëm 48 gola në 30 ndeshje të luajtura në Seria A, ndërsa sezonin e kaluar ka shënuar 63 gola në po aq takime. Është një shenjë e qartë e rënies së fuqisë sulmuese dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se Interi do ta kthejë Lukakun në Chelsea pa asnjë qëllim për të negociuar me Blutë për qëndrimin e tij.
Përveç kësaj, ata do të kërkojnë një zgjidhje të re, kandidatë janë Roberto Firmino dhe Marcus Thuram dhe dëshira e parë është në fakt Mateo Retegui, i cili do të kushtonte rreth 18 milionë euro.
Interesim ka edhe për Lois Openda të Lens, i cili ka shënuar 15 gola për Lens në ligën franceze këtë sezon. /FolDrejt/