Inter ka publikuar në faqen e tij zyrtare testet mjekësore të Joaquin Correa.
Sulmuesi argjentinas u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Empolit dhe u zëvendësua që në minutën e dytë nga Sanchez.
“Joaquin Correa iu nënshtrua rezonancës magnetike sot në Institutin Humanitas në Rozzano. Ekzaminimi zbuloi se Correa ka një shpërqëndrim muskulor mbrapa në kofshën e majtë.
Lojtari do të rivlerësohet përsëri pas dy javësh.”
Correa pritet të mungojë rreth një muaj./ abcnews.al