Drejtuesit e Interit kanë refuzuar ofertën e Manchester United prej 45 milionë eurosh me bonuse për kamerunasin Andrea Onana, portierin e klubit të futbollit Milan, raportojnë mediat italiane.
Drejtuesit e Interit kërkojnë të paktën 60 milionë euro me bonuse për Onanën. Për portierin e Interit kanë shfaqur interesim edhe Chelsea dhe Al Nasr, i cili i është bashkuar garës për portierin kamerunian.
Mediat italiane bëjnë me dije se Onana do të mbetet te Interi nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 20 korrik, pasi drejtuesit e klubit nga Milani mendojnë se pas kësaj periudhe do të jetë e vështirë të gjejë një zëvendësues adekuat për kamerunasin./FolDrejt/