Lojtarët e Interit po nxeheshin në Stadio Dall’Ara para ndeshjes kundër Bolonjës, e cila nuk do të luhej.
Kampionët e Series A ishin përgatitur të përballen me Bolonjën, por lojtarët e kësaj të fundit janë urdhëruar të karantinohen për pesë ditë nga autoriteti lokal shëndetësor, kështu që ata janë ndaluar të luajnë.
Interi ka mbërritur në stadium sipas planit dhe ka nisur ngrohjen para ndeshjes, raporton Football Italia.
Interi ka të ngjarë të marrë një fitore 3-0 në tavolinë, por nëse Bolonja apelon vendimin, ndeshja do të riplanifikohet siç ndodhi mes Juventusit dhe Napolit sezonin e kaluar.