Një hetim ndërkufitar ndaj grupeve kriminale të Afrikës Perëndimore që mashtrojnë përdoruesit e internetit ka çuar në më shumë se 100 arrestime dhe sekuestrim të më shumë se 2 milionë eurove, tha Interpol.
Hetimi i quajtur “Operacioni Çakalli”, i cili u krye në maj në 21 shtete në gjashtë kontinente, kishte për qëllim grupet kriminale kibernetike, përfshirë grupin nigerian “Black Axe”, thuhet në deklaratën e organizatës ndërkombëtare të policisë.
“Pavarësisht se ku fshihen në hapësirën kibernetike, Interpoli do t’i ndjekë pa pushim,” tha Isaac Kehinde Ogini, drejtor i Qendrës së Interpolit për Krimin Financiar dhe Kundër Korrupsionit (IFCACC), transmeton Fol Drejt.