Intervista e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion, është ndërprerë për një kohë të shkurtër për shkak të problemeve me stomakun.
Erdogan tha se fushata intensive zgjedhore i kishte shkaktuar atij probleme me stomakun pasi ai u kthye në vazhdimin e intervistës në Channel 7 mbrëmë pas disa minutash për t’iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, raporton Bloomberg.
Programi filloi një orë e gjysmë me vonesë pa shpjegime dhe Erdogan tha se kishte menduar ta anulonte intervistën për shkak të problemeve me stomakun, transmeton Fol Drejt.