Që nga qershori 2020, kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, e që shtetit do t’i kushtojnë 12 milionë euro.
Por, punët në këtë stadium, duket se nuk janë fare pranë përfundimit.
Kjo nuk është hera e parë, që në këtë impiant pati punime, pasi njëjtë u veprua edhe në vitet 2013 e 2016, ku u mundësua që të luheshin edhe disa ndeshje ndërkombëtare.
Drejtuesit e KF Trepçës, që për dekada zhvillojnë ndeshjet aty, thonë se stadiumi olimpik do të ishte ndihmesë e madhe edhe për skuadrat e tjera kosovare, në garat që do t’i zhvillojnë në Evropë.
Klani tentoi të kontaktonte dikë nga kompania punë kryerëse, por që nga e diela ata ishin të pa qasshëm.
Njëjtë, ishin edhe në Ministri të Kulturës, Rinisë e Sportit, që nuk kthyen përgjigje nga po e njëjta ditë.