Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

Investimet milionëshe pa investitorë

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Është bërë më shumë se një vit që kur Komuna e Lipjanit ka filluar të lëshoj në veprim Zonën Ekonomike “Parku Industrial” në Qylagë. Zona Ekonomike në Lipjan është krijuar në vitin 2016 me një sipërfaqe prej 56 hektarësh. MINT dhe Komuna e Lipjanit ndër vite kanë realizuar marrëveshje për të finalizuar projektin e shumëpritur. Mirëpo, aty akoma nuk ka zbarkuar asnjë investitor.

Shkruan: Gëzim Olluri

Nga 2016-ta e deri më 2023-ën, janë arritur katër marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për Zonën Ekonomike në Lipjan. Investimet nga ana e ministrisë janë bërë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Zona e cila parashihej si ambient i përshtatshëm dhe hapësirë strategjike për investime vendore dhe të huaja, nuk po rezulton si e tillë. Ndonëse priten investime sipas burimeve komunale, deri më tash nuk ka asgjë konkrete sa i përket ndonjë veprimtarie biznesore. Madje, zona po shndërrohet në ambient ku po hudhen mbeturina.

Brenda periudhës 2016-2023, duke llogaritur edhe marrëveshjen e fundit mes Lipjanit dhe MINT-it, shuma e mjeteve të investuara për Zonën Ekonomike “Parku Industrial” në Qylagë është 1 milionë e 589 mijë e 499 euro e 88 cent. Bazuar në të dhënat e vlerave përfundimtare sipas marrëveshjeve ministri-komunë, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), janë dhënë 1 milion 459 mijë e 499 euro 88 cent, kurse 130 mijë euro nga Komuna e Lipjanit.

Pavarësisht mjeteve të investuara e parashikimeve nga drejtuesit komunal se zona ekonomike do të jetë një pikë kyçe për investime, aktualisht po shfrytëzohet si hapësirë për hudhjen e mbeturinave nga më të ndryshmet. Sipas burimeve të brendshme nga “Fol Drejt”, përveç mbeturinave, brenda zonës ka edhe raste kur mbeturinat po digjen.

Kronologjia e marrëveshjeve

Nga MINT dhe KIESA, “Fol Drejt” ka arritur të sigurojë dosjen e dokumentacionit për Zonën Ekonomike “Parku Industrial” Qylagë – Lipjan, së bashku me të gjitha marrëveshjet bashkëpunuese ndërmjet ministrisë dhe komunës.

Marrëveshja e parë mes MINT-it dhe Komunës së Lipjanit është realizuar më 30 gusht 2016. Bazë marrëveshjes dhe kontratës, nga ana e ministrisë është bërë pagesa e shumës prej 128 mijë e 624 euro e 74 cent. Gjithashtu, Komuna e Lipjanit e ka financuar projektin me shumën prej 40 mijë eurosh.

Marrëveshja e dytë është finalizuar më 22 maj 2017. Për bashkëpunimin e dytë, ministria i ka kryer pagesat në vlerë prej 178 mijë e 392 euro e 87 cent. Po ashtu, Komuna e Lipjanit ka dhënë mjete financiare në vlerë prej 40 mijë eurosh.

Marrëveshja e tretë është arritur më 15 maj 2019, duke llogaritur aneks marrëveshjen më 29 dhjetor 2020 mes ministrisë e komunës. Bazuar në këtë marrëveshje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e ka financuar projektin me 552 mijë e 482 euro e 27 cent. Ndërsa, Komuna e Lipjanit nga buxheti i saj i ka ndarë 50 mijë euro.

Marrëveshja e katërt është bërë më 6 shtator 2022, ndërmjet ministres Rozeta Hajdari dhe kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti. Bazuar në marrëveshjen e fundit, ministria pritet të financojë zonën ekonomike në vlerë prej 600 mijë eurosh, por që deri tani ka qenë në fazën e prokurimit.

Sipas nenit 2, paragrafi 2, “Financimi i Projektit” bazuar në marrëveshjen e 6 shtatorit 2022 mes MINT-it dhe Komunës së Lipjanit thuhet: “Vlera e planifikuar nga Ministria për vitet 2022 dhe 2023 në total do të jetë deri në 600.000 mijë euro për realizimin e projektit/kontratës në “Parkun Industrial në Qylagë”.

Duke ju referuar web-faqes zyrtare komunale të Lipjanit, më 26 tetor të 2016-ës, kur edhe kishin filluar punimet, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, theksonte: “Me realizimin e këtij projekti po rregullohet edhe infrastruktura bazike e kësaj zone, e cila mundëson ushtrimin e veprimtarive biznesore dhe e cila ofron kushte më të mira për investitorë të ndryshëm. Kjo zonë së shpejti do të ketë pamje tjetër, një pamje më të mirë dhe atraktive ku vit pas viti do të vendosen biznese. Ne besojmë fuqishëm që përmes zhvillimit të kësaj zone do të ketë impakt në zhvillim e gjithë komuna jonë”.

Nga niveli lokal, Valon Pacolli – drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit, në gusht të vitit 2022, bënte thirrje për investime në atë zonë. “Po bëhen 14 ditë nga dita e publikimit të konkursit publik për vendosjen e bizneseve në Zonën e Licencuar Ekonomike – Qylagë. Inkurajojmë të gjitha bizneset e huaja dhe vendore që investimet e tyre t’i zhvillojnë në Parkun Industrial – Qylagë.”

Pacolli shtonte se ZE është njëra nga zonat me infrastrukturën më të sofisitikuar në nivel vendi. “Zona ekonomike – Qylagë e posedon infrastrukturën më të sofistikuar në nivel vendi për biznese. Afati i dhënies së parcelave në shfrytëzim është 99 vite, me përparësi do të trajtohen veprimtaritë prodhuese e përpunuese si veprimtari të cilat konsiderohen të rëndësisë së veçantë për Komunën e Lipjanit”.

Më 21 shtator të këtij viti, Valon Pacolli bëri me dije se pritet që të fillojnë punën tri veprimtari biznesore. “Gjatë ditës së sotme së bashku me investitorët e parë, vizitova zonën e licencuar ekonomike si Park Industrial – Qylagë. Kjo zonë ekonomike në brendësinë e saj i ka tri biznese të mirënjohura brenda dhe jashtë vendit, të cilat biznese pritet të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda këtij parku industrial. Të gjitha këto aktivitete janë aktivitete prodhuese dhe pritet që së shpejti të fillohet me punë për jetësimin e planeve të tyre biznesore”.

Më 10 shkurt 2022, Komuna e Lipjanit e ka publikuar dokumentin me të gjitha të dhënat rreth Zonës Ekonomike “Parku Industrial” Kërçevë-Qylagë. “ZE është e koncentruar në zonën kadastrale në Qylagë, në pjesën perëndimore të qytetit të Lipjanit dhe në pjesën veriore të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kjo zonë gjendet në distancë prej 8.5 km nga Lipjani, 8 km nga Aeroporti dhe 22 km nga Prishtina. ZE kufizohet me fshatrat: Puturoc, Magure dhe Ribar i Madh”, thuhet ndër të tjera në përshkrimin e dokumentacionit.

Sipas të dhënave të dokumentit, ZE do të posedojë infrastrukturë rrugore e teknike, furnizim me energji elektrike, furnizim me ujë të pijshëm dhe industrial, furnizim me internet, telefon dhe kabllovik, si dhe të gjitha kushtet e tjera të nevojshme për zhvillimin e veprimtarive investuese.

Mediumi “Fol Drejt” ka dërguar kërkesë edhe në Komunën e Lipjanit për t’i pyetur nëse ka interesim për investime dhe nëse do të ndërmarrin masa për largimin e mbeturinave, mirëpo nuk kanë dhënë qartësime apo ndonjë përgjigjje.

Tags: Gëzim OlluriInvestimeKomuna e LipjanitMINTParku Industrial
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ronaldo sërish e gjeti rrjetën në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024

Lajmi tjetër

Po vazhdojnë bastisjet në veri, nga policia thonë se ato ndërlidhen me sulmin terrorist në Banjksë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM