Volkswagen vitin e kaluar solli tërmet në Ballkan ku paralajmëroi hapjen e një fabrike me një investim të tërësishëm që do shkonte deri në 2 miliardë euro dhe hapjen e mijërave vendeve të lira të punës. Pas vendosjes që fabrika do hapej në Turqi, kjo u pezullua hë për hë në fund të nëntorit, pasi lidhej me sulmin e ushtrisë turke ndaj komunistëve të afërt më terroristët e PKK në Siri.
Sipas lajmit të fundit, Volkswagen, ka mbyllur fabrikën e saj në Algjeri dhe kjo lidhet me situatën e tensionuar politike atje. Andaj, duhet të vendosë shpejt për hapjen e fabrikës së re në Turqi.
Sipas medias gjermane “Automobilwoche” vendimi për hapjen e fabrikës miliarda eurosh do merret më së voni deri në fund të javës së kaluar. Por tashmë, përveç Turqisë, në garë dhe shpesë janë edhe Bullgaria dhe Rumania.
Përndryshe 40 përqind e veturave Volkswagen ndërtohen në Kinë./Foldrejt.com