Sipas gazetarit të Sky Sports, Kaveh Solhekol, investitorët nga Katari po kërkojnë të investojnë në një klub të Premier League, ndërsa Liverpooli është synimi i tyre.
Investitorët e Lindjes së Mesme besojnë se Katari priti një Kupë Botërore fantastike dhe ata duan të përfitojnë nga kjo mundësi.
Grupi FSG kishte deklaruar se është gati të dëgjojë ofertat për Liverpoolin dhe këta investitorë mund të sjellin një rrjedhë parash për skuadrën angleze për të përshpejtuar aktivitetet e klubit, transmeton Fol Drejt.