Plani i Elon Musk për të kolonizuar botët e tjera mund të jetë parashikuar nga një shkencëtar gjerman 70 vjet më parë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për inxhinieri Wernher von Braun, i cili duke shkruar në romanin e tij të trilluar shkencor të vitit 1952 “Projekti Mars”, përshkroi një njeri të quajtur “Elon” që sundonte mbi Planetin e Kuq.
Një fragment i librit – një plan fantazi për një ekspeditë njerëzore në Mars – ai detajon se si “u krijua një qeveri marsiane, e udhëhequr nga dhjetë burra”.
Sipas tij, ata burra punuan nën një udhëheqës “të zgjedhur me votim universal për pesë vjet me emrin ose titullin Elon”.
Dhe siç vlerëson The Sun, Von Braun ishte një nga shkencëtarët më me ndikim të shekullit të 20-të dhe një figurë kryesore në zhvillimin e teknologjisë së raketave në Gjermaninë naziste.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u zhvendos fshehurazi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë një pionier i teknologjisë hapësinore për NASA-n.
Siç vihet në pah tutje, Projekti Mars mund të ketë qenë trillim shkencor, por përfshinte llogaritjet shkencore se si njerëzit mund të udhëtojnë në Mars.