Njëqind teknikë të Çernobilit po mbahen ‘si të burgosur në një kamp përqendrimi rus’ për të mirëmbajtur centralin bërthamor.
Një inxhinier i Çernobilit i tha AFP se vetë punonjësit janë “thellësisht të shqetësuar se do të jenë në vijën e parë nëse ndodh një aksident”, pasi energjia u ndërpre disa herë në vend.
“Kjo situatë është kundër rregulloreve ndërkombëtare të sigurisë bërthamore”, tha ai, transmeton Fol Drejt.
Të afërmit dhe kolegët thonë se anëtarët e ekuipazhit nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre në Slavutych, qyteti i ndërtuar për të strehuar punëtorët e Çernobilit pas katastrofës.
“Djemtë tanë nuk janë thjesht pengje, por të burgosur në një kamp përqendrimi rus”, tha një grua në protestë për televizionin lokal.
“Fizikisht dhe moralisht janë të rraskapitur”, tha gruaja e një tekniku, i cili si të tjerët në kantier mund të komunikojë me botën e jashtme vetëm përmes telefonit./FolDrejt/