Humbja ndaj Udineses ka bërë që brenda shtëpisë së Interit të ketë një atmosferë të rëndë dhe i vendos në pikëpyetje të gjithë, përfshirë edhe lojtarët.
Trajneri Simone Inzaghi është vendosur në mënyrë të pashmangshme në qendër të kritikave.
Durimi ka një kufi
Megjithatë, besimi i klubit nuk mund të jetë i pakufishëm. Klubi do ta shqyrtonte idenë e ndërrimit të trajnerit më vonë, vetëm nëse pas Kupës së Botës Inzaghi nuk do të sillte ndryshim.
Me pak fjalë, nëse në mesin e nëntorit Interi do të ketë ende këto probleme, nëse Inzaghi nuk do të jetë në gjendje t’i japë një kthesë situatës, atëherë pozicioni i tij do të rrezikohej./abcnews.al