Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Interi fitoi 1:0 në shtëpi, kurse klubi nga Milani arriti fitore me golin e Romelu Lukakut në minutën e 86-të.
“Kemi luajtur kundër një ekipi që është fizikisht shumë i fuqishëm. Na vjen keq që disa raste nuk i përfunduam më mirë në pjesën e parë. Ne donim të bënim më mirë, por duke marrë parasysh rrethanat, kjo ishte një lojë e mirë. Nuk ishte e lehtë, por ne duhej të shënonim në pjesën e parë. Nga pankina erdhën Lukaku dhe Marcelo Brozovići. Ata kanë kontribuar, të gjithë do të kenë një shans”, tha Inzaghi.
Porto e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi gjyqtari Srđan Jovanović i dha kartonin e dytë të verdhë Otavios në minutën e 78-të.
“Rezultati është real. Dhjetë minutat e fundit ishin të vështira. Ottavio mori të kuqe. Kartoni ishte i justifikuar, por kishte edhe futbollistë të Interit që duhej të merrnin kartona. Jam i bindur se Lautaro Martinez duhet të kishte marrë një karton të verdhë kur faulloi Pepen dhe më pas do të humbiste ndeshjen e dytë. Nuk do të them nëse gjyqtari gaboi apo jo, këtë mund ta gjykoni vetë”, tha trajneri i Portos, Sergio Conceiçao.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në Porto. /FolDrejt/