Iowa njihet si shteti më i rëndësishëm amerikan, pasi kush fiton zgjedhjet në këtë shtet, ka gjasa reale që të fitojë edhe zgjedhjet e përgjithshme në SHBA dhe të bëhet krey i Shtëpisë së Bardhë. Poashtu, ky shtet është pjesë e shteteve të luhatshme amerikane, që njëherë votojnë demokratët dhe njëherë republikanët.
Disa republikanë kanë shkruar në rrjetet sociale se demokratët nuk dinë të mbajnë zgjedhje në IOWA dhe jo më të drejtojnë shtetin.
Mbrëmë duhet të mbaheshin zgjedhjet nga radhët e kandidatëve demokratë, por në kohën kur priteshin rezultatet preliminare, ka ndodhur një debakël mes kampit, duke i kujtuar zgjedhjet e Shqipërisë. Në vend të rezultateve zyrtare, tash ka vetëm të dhëna jo-zyrtare dhe pa garanci. Kjo e ndihmuar edhe nga dixhitalizimi, që në fakt vetëm e ka tensionuar situatën.
Sipas të dhënave jo-zyrtare, numrin më të madh të votave e kanë marrë Berni Sanders, Pete Buttigieg , Elizabeth Warren dhe Joe Biden. Përndryshe Biden vlen si fituesi momental i zgjedhjeve./Foldrejt.com