Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdadit ishte objektiv i një sulmi me dronë sot herët në mëngjes, transmeton Anadolu Agency, pëcjell FolDrejt.com.
Sipas një deklarate nga Qendra mediale e Sigurisë të Zyrës së kryeministrit irakian, tre dronë sulmuan Camp Victory, një ish-instalim ushtarak përreth aeroportit ku janë vendosur forcat amerikane.
Ndërsa deklarata thekson se ata që përpiqen të prishin stabilitetin në shoqërinë irakiane do të ndëshkohen, nuk u dha asnjë informacion për viktima ose dëme materiale.
Gjithashtu raportohet se baza ajrore Balad në provincën Salahuddin të Irakut qendror u sulmua më herët gjatë ditës nga tre raketa, duke mos shkaktuar viktima.