Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar gjatë natës pranë një baze ushtarake në Bagdad, e cila strehon një numër të madh ushtarësh amerikanë.
Mediat irakiane bëjnë me dije se shpërthimet erdhën nga 3 raketa që synonin të godisnin trupat e koalicionit kundër Shtetit Islamik.
Sipas burimeve, ky është sulmi i dytë ndaj trupave amerikane brenda pak ditësh, ku dy raketa goditën aeroportin e Bagdadit.
Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre akuzojnë milicitë lokale shiite filo-iraniane për këto ngjarje.