Qeveria e Irakut dënoi djegien e ambasadës së Suedisë në Bagdad dhe paralajmëroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me Suedinë nëse vazhdojnë veprimet kundër Kuranit, shkruan Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Kryeministrisë së Irakut, kryeministri Mohammed Shia es-Sudani u takua me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar lidhur me djegien e ambasadës suedeze në Bagdad.
Përderisa sulmi në fjalë u dënua, u tha se kishte mungesë të sigurimit në incident. Qeveria irakiane u përcolli gjithashtu kanaleve suedeze se nëse veprimet kundër Kuranit vazhdojnë, ajo do të ndërpresë marrëdhëniet me Suedinë.
Në Bagdad, mbështetësit e Lëvizjes Sadr bastisën ambasadën suedeze mbrëmë vonë dhe i vunë flakën disa pjesëve të ndërtesës.
Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, Salwan Momika me origjinë nga Iraku nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit, më 28 qershor.