Armët e artilerisë me rreze të gjatë janë dëshmuar efektive në luftën kundër Shtetit Islamik.
Iraku ka nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe Francën për importin e armëve të avancuara dhe forcimin e artilerisë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve INA, duke iu referuar deklaratës së komandantit të lartë ushtarak.
Një burim nga agjencia tha se armët e artilerisë me rreze të gjatë janë dëshmuar kohët e fundit efektive në luftën kundër Shtetit Islamik dhe se topat e rinj janë pjesë e marrëveshjes me vendet evropiane, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.