Guvernatori i provincës iraniane të Kuzestanit deklaroi se pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi, 30 personat e mbetur nën rrënoja u nxorrën jashtë dhe u dërguan në spitale për ndihmën e parë.
Autoritetet iraniane kanë arrestuar kryetarin e qytetit të Abadanit në jugperëndim të vendit dhe nëntë persona të tjerë pasi të paktën 11 persona u vranë kur një ndërtesë u shemb në atë qytet.
Ndërtesa dhjetëkatëshe e banimit dhe e biznesit është shembur pjesërisht dje dhe të paktën 80 persona kanë mbetur nën rrënoja, raporton Reuters, duke iu referuar mediave shtetërore iraniane./FolDrejt/