Sëpaku 106 persona kanë mbetur të vdekur në 21 qytete të ndryshme të Iranit, pas rritjes prej 50 përqind të karburanteve, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te organizata ndërkombëtare, Amnesty International.
Disa raporte tjera e nxjerin numrin disa herë më të madh, duke tejkaluar numrin e viktimave mbi 200. Mes tyre ka edhe policë.
Vendimi i Iranit ishte që rritja e benzinës të shkonte nga 0.13 dollarë në 0.26 dollarë. Një çmim mjaft i ulët në krahasim nga ajo që kemi në trojet tona, megjithatë Irani është vendi i katërt në botë për rezervat e naftës dhe njëherësh ekonomia e saj është gati në kollaps pas izolimit ndërkombëtar./Foldrejt.com