Presidenti i Kenias, William Ruto, njoftoi se Irani do të hapë një fabrikë automobilash në vendin e tij, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Ruto u takua me presidentin iranian, Ibrahim Reisi, i cili ishte në një turne afrikan në kryeqytetin Nairobi. Pas takimit të dy liderëve, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes vendeve në fushën e shëndetësisë, blegtorisë, peshkimit, investimeve dhe informatikës.
Në konferencën për shtyp Ruto theksoi se tregtia e Kenias me Iranin është rritur dhe deklaroi se Kenia dëshiron të transportojë produktet e saj bujqësore në Azinë Qendrore nëpërmjet Iranit.
Duke theksuar se do ta çojnë më tej bashkëpunimin mes Iranit dhe Kenias, Ruto deklaroi se Irani do të hapë një fabrikë automobilash në qytetin bregdetar kenian, Mombasa.
Presidenti iranian tha se ata mund të rrisin bashkëpunimin në fusha të tilla si shëndetësia, bujqësia dhe peshkimi, dhe se ata duan që produktet iraniane të zënë më shumë vend në tregun kenian.
Raisi është “lideri i parë iranian që viziton Afrikën pas 10 vjet” dhe pas Kenias do të udhëtojë në Ugandë dhe Zimbabve.