Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, tha se qeveria në këtë vend e këshilloi qeverinë franceze që të ndalojë valën e dhunës ndaj demonstruesve, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Duke komentuar trazirat në Francë, zëdhënësi tha se Teherani i bëri thirrje qeverisë franceze dhe xhandarmërisë që të ushtrojnë përmbajtje, të ndalojnë dhunën ndaj demonstruesve dhe t’u kushtojnë vëmendje kërkesave të tyre.
“Marrja e masave diskriminuese ndaj emigrantëve, mospranimi i sjelljes së gabuar dhe mos korrigjimi i saj kanë krijuar kushte të papërshtatshme për qytetarët evropianë, veçanërisht ata në Francë”, tha Kanaani.
Ai tha se Irani po ndjek nga afër ngjarjet në Francë.
“Ne u bëmë thirrje qytetarëve tanë që të shmangin udhëtimet e panevojshme në vendet ku po ndodhin përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Gjithashtu u bëmë thirrje iranianëve që të mos udhëtojnë në Francë në këto kushte nëse nuk kanë një arsye të mirë për ta bërë këtë,” tha zëdhënësi. /FolDrejt/