Qeveria iraniane i ka propozuar Arabisë Saudite tre lokacione për një takim në nivelin e ministrave të jashtëm, tha të dielën ministri i jashtëm i Iranit, duke përmendur mesazhet e fundit me Riadin që kur vendet ranë dakord për të rivendosur marrëdhëniet, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha në një konferencë shtypi në Teheran se vendi i tij kishte rënë dakord për një takim të tillë, megjithëse ai nuk renditi tre vendet dhe nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë. /FolDrejt/