Irani ka thirrur sot një të dërguar afgan në Teheran dhe po pezullon të gjitha operacionet konsullore në Afganistan, një ditë pasi protestuesit synuan misionet diplomatike iraniane në Kabul dhe Herat, shkruan Reuters, duke cituar një raport të televizionit shtetëror iranian, transmeton FolDrejt.
Një i ngarkuari afgan me punë në Teheran iu dorëzua një protestë për sulmin ndaj ambasadës iraniane në Kabul dhe konsullatës iraniane në Herat të hënën”, raporton TV shtetëror iranian.
Ministria e Punëve të Jashtme iraniane njoftoi se talebanët, të cilët sundojnë Afganistanin, janë përgjegjës për sigurinë e diplomatëve të Teheranit dhe njoftoi se do të ndalojë punët e tyre konsullore në vendin fqinj “deri në një njoftim tjetër”, raportojnë mediat shtetërore iraniane./FolDrejt/