Vijon lufta e fjalëve mes Iranit dhe SHBA-së. Sipas qeverisë iraniane janë arrestuar 17 agjentë të CIA në Iran, kurse një lajm të tillë e ka paraqitur mashtrim Shtëpia e Bardhë.
Të 17 agjentët kërcënohen me dënimin me vdekje, ndërsa ata kanë qenë të ndihmuar edhe nga disa shërbime të shteteve europiane dhe aziatike – por pa potencuar se për cilat shtete bëhet fjalë, informon foldrejt.com.
Si rrallë ndonjëherë qeveria iranianë publikimin e lajmit të agjentëve të CIA e ka dhënë në disa gjuhë dhe ka ftuar të gjithë mediat ndërkombëtare.
Lufta e mundshme kundër Iranit që do zhvillohej në Gjirin e Hormuzit mund të kishte impakt tepër kolapsues në ekonominë botërore – pasi rreth tre të katërtat e transportit të naftës në botë bëhet nga ky vend.