Shqipëria ka rënë pre e një tjetër sulmi kibernetik nga Irani, ku këtë herë është goditur sistemi TIMS.
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se sulmi është regjistruar mbrëmjen e djeshme, teksa thekson se vijon puna me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.
Edi Rama në Twitter: Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
Sulmi vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndëshkuan Iranin duke vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë./tch/
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2022