Zv.ministri i jashtëm iranian ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se një anije amerikane ka shkatërruar totalisht një dron iranian. Sipas diplomatit iranian, bëhet fjalë për një dron të vetë amerikanëve, informon foldrejt.com.
Seyed Abbas Araghchi tha se Irani “nuk ka humbur asnjë dron në Gjirin e Hormuzit dhe në asnjë vend tjetër”. “Jam i mërzitur se anija luftarake amerikane ka rrëzuar gabimisht vetë dronin e saj.”
Në Gjirin e Hormuzit ka disa javë që vërehet një tension mes Iranit dhe SHBA-së./Foldrejt.com