Diplomati më i lartë i Iranit ka pranuar se Teherani e ka furnizuar Rusinë me drone që po përdoreshin për të goditur Ukrainën, por ai pretendoi se ato i ishin shitur Moskës përpara se të fillonte konflikti aktual, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian shtoi se Teherani “nuk do të jetë indiferent” nëse Rusia ka provuar se ka përdorur mjetet e saj ajrore në konfliktin në Ukrainë.
Kievi ka thënë se Rusia po përdor dronët për të shënjestruar qytetet dhe objektet energjetike./FolDrejt/