Irani prezantoi raketën balistike të gjeneratës së katërt “Caliber”, me rreze veprimi prej 2000 kilometrash, me një kokë lufte që peshon 1500 kilogramë, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Irani ka zgjeruar programin e tij të raketave, veçanërisht të raketave balistike, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe shqetësimeve nga vendet evropiane, raportoi Reuters.
Teherani thekson se ky program është “ekskluzivisht mbrojtës” dhe shërben si një parandalues, transmeton Fol Drejt.