Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe E3 njoftuan sot se Irani ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar në pothuajse 84 për qind, që është shumë afër armëve bërthamore, dhe deklaruan se Irani duhet të shpjegojë se si ndodhi kjo.
Sipas Reuters, grimcat e uraniumit të pasuruara në 83.7 për qind u gjetën në termocentralin në Fordow, një zonë malore ku Irani normalisht pasuron uraniumin në 60 për qind.
“Lidhur me grimcat e zbuluara të uraniumit të pasuruar 83,7%, të gjithë anëtarët e bordit duhet të jenë seriozisht të shqetësuar për këtë zhvillim alarmues”, thuhet në deklaratën e SHBA-së, të publikuar pas një takimi të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike./FolDrejt/