Qeveria e Teheranit ka refuzuar propozimin e Azerbajxhanit për ndihmë për të prekurit nga tërmeti që ndodhi në qytetin Khoy të Iranit.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet diplomatike, Qeveria e Azerbajxhanit pavarësisht krizës së përjetuar ditët e fundit mes dy vendeve për shkak të sulmit ndaj ambasadës të tij në Teheran, mësohet se pas tërmetit në Khoy i propozoi ndihmë Iranit. Por, Qeveria e Teheranit nuk pranoi propozimin e Azerbajxhanit për ndihmë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në zonën e tërmetit, mijëra azerbajxhanas vazhdojnë jetën e tyre jashtë nën kushtet e dimrit. Qeveria e Iranit e cila nuk ndihmon të prekurit nga tërmeti, nuk lejon as të tjerët që të ndihmojnë.
Më 28 janar një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi qytetin Khoy në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor në Iran.
Në rajonin ku jetojnë intensivisht turqit e Azerbajxhanit, sipas të dhënave zyrtare për shkak të tërmetit janë dëmtuar 1.500 shtëpi.
Në rrjetet sociale janë postuar pamje se të prekurit nga tërmeti nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti i Iranit dhe se ato qëndrojnë jashtë në mot të ftohtë./FolDrejt/