Lëvizja e qeverisë iraniane vjen pas rritjes së sankcioneve amerikane mbi shtetin e pasur me naftë. SHBA vendosi para pak ditësh se çdo shtet do sankcionohet nëse do blejë akoma naftë iraniane, duke e goditur rëndë edhe shtetin turk, shkruan AJ.
Ligjvënësit iranianë e shpallën terroriste ushtrinë amerikane të martën, ngjashëm ndodhi edhe një javë më parë kur Donald Trump e shpalli terroriste gardën revolucionare iraniane, përcjell foldrejt.com.
Ky nuk është hapi i parë i Iranit kundër SHBA. Në kohën kur SHBA vendosi ndalimhyrje për disa shtete muslimane, ngjashëm veproi edhe Irani duke ua ndaluar hyrjen në vendin e saj gjithë shtetasve amerikanë./Foldrejt.com