Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.
Osmani ka thënë se Irani duhet të mbahet përgjejës për këtë veprim.
“E dënojmë fuqisëhm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Qeverisë shqipate dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjejës për këtë veprim të paprecedentë”, është shprehu Presidentja Osmani.
Kujtojmë që, Këshilli i Ministrave në Shqipëri dje vendosi t’i ngrijë marrëdhëniet diplomatike të Republikës së Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit.
Vendimi ka ardhur pas sulmit Kibernetik që Shqipëria ka pësuar në korrik të këtij viti./21Media/