Gjenerali i lartë i Iranit ka thënë se pretendimet perëndimore që dronët e saj po përdoren nga Rusia kundër Ukrainës tregojnë “efektshmërinë” e mjeteve ajrore pa pilot të Teheranit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani për të kryer sulme kundër Ukrainës në konfliktin disamujor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile dhe energjetike.
Si përgjigje, vendet perëndimore kanë sanksionuar një numër firmash dhe gjeneralësh ushtarakë iranianë, duke përfshirë shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri. /FolDrejt/