Mediat iraniane si Fars citojnë disa ushtarakë të Gardës Revolucionare Quds, sipas të cilëve, nga sulmi i djeshëm me predha në Irak, janë vrarë “sëpaku 80 pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe janë plagosur rreth 200 të tjerë.”
Ngjashëm bëhet me dije se janë shkatërruar mjaft dronë dhe helikopterë të cilët ishin parkuar në bazën ushtarake në Al-Assad.
Më tutje Garda Revolucionare iraniane ka bërë me dije se deri tani janë identifikuar 104 pozicione ushtarake amerikane në rajon dhe në rast se “kundërpërgjigjet Pentagoni, atëherë do i sulmojmë të gjithë këto baza”.
Në anën tjetër, nga SHBA nuk bëjnë me dije për dëmet e shkaktuara nga sulmi i djeshëm, por theksojnë se kanë qenë në dijeni për atë që do ndodhte. SHBA akoma është duke përllogaritur dëmet dhe më pas do dalin me kumtesë zyrtare./Foldrejt.com